Psalmet 68:4-6
Psalmet 68:4-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por të drejtët gëzojnë, para Perëndisë ngazëllejnë e plot hare brohorasin. Këndojini Perëndisë, këndojini himne emrit të tij, hapini udhë atij që kalëron në shkretëtirë, ZOT është emri i tij, ngazëlleni para tij. Atë i jetimëve dhe mbrojtës i vejushave është Perëndia në banesën e tij të shenjtë.
Psalmet 68:4-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Këndoni Perëndisë, psallni emënit ati, bani gati udhën’ ati qi ecën kaluer ndë shkreti: emëni i ati ashtë Zot, edhe gëzohi përpara ati. Ati i të vorfënivet, edhe gjyqtar i të vejavet ashtë Perëndia ndë të shenjtënueminë vendin’ e vet. Perëndia ban të vetëmitë me ndenjunë ndë shtëpi, nxier të lidhunitë me hekura ndë trimëni, por krye-ngritunitë rrinë ndë dhe të thatë.
Psalmet 68:4-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; përgatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij. Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave. Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.