Psalmet 33:18-21
Psalmet 33:18-21 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Qe syni i Zotit tek ashtë mbi ata qi kanë frikë atë, mbi ata qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati, qi të shpëtojë shpirtin’ e atyne prei vdekësë, edhe t’u ruejë jetënë ndë kohë unie. Shpirti ynë pret Zotinë, ai ashtë ndifmësi ynë, edhe mburonja jonë. Se për atë ka me u gëzuem zemëra jonë, sepse shpëryem mb’emënit t’ati të shenjtënueminë.
Psalmet 33:18-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, sytë e ZOTIT janë mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij, që t'ua çlirojë shpirtin nga vdekja, që t'i mbajë gjallë në kohë urie. Shpirti ynë pret ZOTIN, ai është ndihma dhe mburoja jonë. Në të gëzon zemra jonë, në emrin e tij të shenjtë kemi besim.
Psalmet 33:18-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij, për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie. Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë. Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.