Psalmet 32:5-8
Psalmet 32:5-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Të dëfteva fajinë t’em, edhe s’mpëshefa pa-udhëninë t’eme; thashë: Kam me i rëfyem Zotit pa-udhëniat’ e mia: edhe ti fale pa-udhënin’ e fajit t’em. Selah. Përandai qish do i dreitë ka me t’u falunë ndë kohë qi duhetë, por ndë përmbytëje shumë ujënash, s’kanë me i prekun’ ati. Ti je mpshtetëja eme, ke me më rueitunë prei shtrëngimit, ke me më qarkuem me gëzim shpëtimi. Selah. Unë kam me të dhanë mend, edhe kam me të mësuem nd’atë udhë qi duhetë me ecunë: kam me të këshilluem, syni emka me qenunë mbë tyi.
Psalmet 32:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë të dëfteva mëkatin tim e fajin tim nuk ta fsheha. Thashë: «Do t'ia rrëfej paudhësitë ZOTIT»; ti e fale fajin e mëkatin tim. selah Le të të lutet për këtë çdo besnik në kohë mundimesh të mëdha dhe vërshimi i ujërave përmbytës nuk ka për ta zënë. Ti je vendstrehimi im, ti më ruan prej fatkeqësisë e me brohori shpëtimi më rrethon. selah «Do të të jap mençuri e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj, do të të jap këshilla e sytë mbi ty do t'i mbaj».
Psalmet 32:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela) Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrasë në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai. Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela) Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.