Psalmet 32:5-7
Psalmet 32:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë të dëfteva mëkatin tim e fajin tim nuk ta fsheha. Thashë: «Do t'ia rrëfej paudhësitë ZOTIT»; ti e fale fajin e mëkatin tim. selah Le të të lutet për këtë çdo besnik në kohë mundimesh të mëdha dhe vërshimi i ujërave përmbytës nuk ka për ta zënë. Ti je vendstrehimi im, ti më ruan prej fatkeqësisë e me brohori shpëtimi më rrethon. selah
Psalmet 32:5-7 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Të dëfteva fajinë t’em, edhe s’mpëshefa pa-udhëninë t’eme; thashë: Kam me i rëfyem Zotit pa-udhëniat’ e mia: edhe ti fale pa-udhënin’ e fajit t’em. Selah. Përandai qish do i dreitë ka me t’u falunë ndë kohë qi duhetë, por ndë përmbytëje shumë ujënash, s’kanë me i prekun’ ati. Ti je mpshtetëja eme, ke me më rueitunë prei shtrëngimit, ke me më qarkuem me gëzim shpëtimi. Selah.
Psalmet 32:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela) Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrasë në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai. Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)