Psalmet 32:1-5
Psalmet 32:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum kujt iu fal faji, që mëkati iu mbulua. Lum njeriu, që ZOTI nuk e gjykon fajtor, në shpirtin e të cilit nuk ka dredhi. Unë heshtja e kockat po më treteshin, rënkoja gjithë ditën. Dora jote rëndonte mbi mua ditë e natë, fuqia po më mpakej si në zhegun e verës. selah Atëherë të dëfteva mëkatin tim e fajin tim nuk ta fsheha. Thashë: «Do t'ia rrëfej paudhësitë ZOTIT»; ti e fale fajin e mëkatin tim. selah
Psalmet 32:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lum kuit iu ndëjye pa-udhënia, edhe iu mbulue faji. Lum ai njeri, qi s’i numëron faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë frymët t’ati. Kur pushova, u vietëruenë eshtënat’ e mia prei klithmësë s’eme gjithë ditënë, sepse nat’ e ditë u randue dora jote mbi mue, lagësina eme u këthye mbë thatësinë vere. Selah. Të dëfteva fajinë t’em, edhe s’mpëshefa pa-udhëninë t’eme; thashë: Kam me i rëfyem Zotit pa-udhëniat’ e mia: edhe ti fale pa-udhënin’ e fajit t’em. Selah.
Psalmet 32:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi. Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela) Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)