Psalmet 3:1-8
Psalmet 3:1-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zot, sa u shumuen’ anëmiqt e mi! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje. Shumë vetë thonë për shpirtinë t’em: Nuk’ ashtë shpëtim për atë te Perëndia. Selah. Por ti, o Zot, je mburonjë rreth meje, lavdia eme, edhe ai qi nalton kryetë t’em. Thërrita me zaninë t’em te Zoti, edhe më ndëgjoi prei malit shenjtënisë vet. Selah. Unë rash’ e fjeta; u sqova, se Zoti më forcon. Nukë do të frikohem prei dhetë mijënash populli, atyneve qi qindrojënë kundrë meje përqark. Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia em, se ti u re gjith’ anëmiqvet mi mbë nofullët, theve dhambët’ e të pa-besëvet. Shpëtimi asht i Zotit, bekimi yt ashtë mbi popullinë tand. Selah.
Psalmet 3:1-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi! Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje! Shumë thonë për mua: «Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia». selah Por ti, o ZOT, je mburoja ime, je ai që më jep nder e kokën lart ma ngre. I thërras ZOTIT me zërin tim e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selah Bie e fle e sërish zgjohem, sepse ZOTIN kam përkrah. Nuk kam frikë nga turma e njerëzve që më kanë rrethuar e janë kundër meje. Ngrihu, o ZOT, shpëtomë, o Perëndia im, se ti ua thyen nofullat armiqve të mi e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.
Psalmet 3:1-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje. Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela) Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën. Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela) Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah. Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje. Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve. Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)