Psalteri 3:1-8
Psalteri 3:1-8 PSGEKK1872
Zot, sa u shumuen’ anëmiqt e mi! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje. Shumë vetë thonë për shpirtinë t’em: Nuk’ ashtë shpëtim për atë te Perëndia. Selah. Por ti, o Zot, je mburonjë rreth meje, lavdia eme, edhe ai qi nalton kryetë t’em. Thërrita me zaninë t’em te Zoti, edhe më ndëgjoi prei malit shenjtënisë vet. Selah. Unë rash’ e fjeta; u sqova, se Zoti më forcon. Nukë do të frikohem prei dhetë mijënash populli, atyneve qi qindrojënë kundrë meje përqark. Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia em, se ti u re gjith’ anëmiqvet mi mbë nofullët, theve dhambët’ e të pa-besëvet. Shpëtimi asht i Zotit, bekimi yt ashtë mbi popullinë tand. Selah.