Psalmet 27:5-6
Psalmet 27:5-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Se ndë ditë të keqe ka me më mpëshefunë ndë tendë të vet, ka me më mbuluem ndë vend të mpësheftë të tendësë vet, ka me më ngritunë nalt ndë shkrep. Edhe tashti kryetë t’em ka me u naltuem përmbi anëmiqt e mi qi më qarkojënë, edhe kam me bamë kurban brohorie ndë tendë t’ati; kam me i kënduem, edhe kam me i psallunë Zotit.
Psalmet 27:5-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në ditë të ligë në strehën e tij më fsheh, në fshehtësinë e tendës së tij më struk. Më ngre lart mbi një shkëmb, e tani, koka ime lartësohet mbi armiqtë që më rrethojnë. Tërë brohori në tendën e tij fli do të kushtoj, do të këndoj e himne ZOTIT do t'i thur.
Psalmet 27:5-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb. Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.