Psalmet 27:4-5
Psalmet 27:4-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Nji gja lypa prei Zotit, këte kam me lypunë: për me ndenjunë ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’eme, të shikoj bukurin’ e Zotit, edhe të vështroj tempullin’ e ati. Se ndë ditë të keqe ka me më mpëshefunë ndë tendë të vet, ka me më mbuluem ndë vend të mpësheftë të tendësë vet, ka me më ngritunë nalt ndë shkrep.
Psalmet 27:4-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Veç një gjë i kam kërkuar ZOTIT e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e ZOTIT gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e ZOTIT e tempullin e tij të kundroj. Në ditë të ligë në strehën e tij më fsheh, në fshehtësinë e tendës së tij më struk. Më ngre lart mbi një shkëmb
Psalmet 27:4-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij. Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.