Psalmet 22:23-24
Psalmet 22:23-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.
Psalmet 22:23-24 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ju qi kini frikë Zotinë, lavduroni atë, gjithë fara e Iakobit, lavdoni atë, edhe kini frikë atë, gjithë fara e Israelit. Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ i u randue shtrëngimi i të shtrëngutit, edhe nukë mpëshefi faqen’ e vet prei ati, por kur thërriti mb’atë, e ndëgjoi.
Psalmet 22:23-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do t'ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi, në mes të bashkësisë do të të përlëvdoj. O ju që e druani ZOTIN, lavdërojeni, të gjithë ju pasardhës të Jakobit nderojeni, të gjithë ju pasardhës të Izraelit kini frikë prej tij.