Psalmet 118:20-24
Psalmet 118:20-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja ku është porta e ZOTIT, nëpër të do të hyjnë të drejtët. Do të të përlëvdoj, se më dëgjove e shpëtimtari im u bëre. Guri që ndërtuesit e hodhën tej, u bë guri i qoshes. Prej ZOTIT u bë kjo dhe është e mrekullueshme për sytë tanë. Kjo është dita që e bëri ZOTI, le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!
Psalmet 118:20-24 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Këjo ashtë dera e Zotit, të dreitëtë kanë me hymë nd’ate. Kam me të lavduruem, se më ndigjove, e m’ u bane ndifmë. Ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba krye-sqepi, prei Zotit u ba këjo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër syt t’anë. Këjo asht’ ajo ditaqi bani Zoti: le të gëzohemi e le të ngazëllohemi për ate.
Psalmet 118:20-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të. Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im. Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona. Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.