Psalteri 118
118
1Lavduroni Zotinë, se asht i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
2Le të thotë tashti Israeli, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
3Le të thotë tashti shtëpia e Aaronit, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
4Le të thonë tashti ata qi druejënë Zotinë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
5Prei shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, e më vu ndë vend të gjanë,
6Zoti ashtë me mue, s’kam me drashunë, qish do të më bajë njeriu.
7Zoti ashtë me mue ndërmiet atyneve qi më ndimojënë, edhe unë kam me pamë anëmiqt’ e mi si due.
8Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë njerinë.
9Ma mirë me shpëryem kushi mbë Zotinë, se me pasunë shpëresë mbë të parët.
10Gjithë kombetë më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
11Më qarkuen’ e më rrethuenë, por kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
12Më rrethuenë porsi bletë, u shuenë porsi ziarrm ferrash, sepse kam me i thyem mb’emënit të Zotit.
13Më shtynë fort me ranë, por Zoti më ndimoi.
14Fuqia eme edhe kanka eme ashtë Zoti, edhe u ba shpëtim tek unë.
15Za gëzimi e shpëtimi ashtë ndë tendat e të dreitëvet, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
16E diatht’ e Zotit u naltue, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha.
17S’kam me vdekunë, por kam me rruem, edhe kam me treguem punët’ e Zotit.
18Zoti më mundoi fort, por s’më dha ndë dorët të vdekësë.
19Më hapni dyert’ e dreitënisë, kam me hymë nd’ato, edhe kam me lavduruem Zotinë.
20Këjo ashtë dera e Zotit, të dreitëtë kanë me hymë nd’ate.
21Kam me të lavduruem, se më ndigjove, e m’ u bane ndifmë.
22Ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba krye-sqepi,
23prei Zotit u ba këjo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër syt t’anë.
24Këjo asht’ ajo ditaqi bani Zoti: le të gëzohemi e le të ngazëllohemi për ate.
25O Zot, shpëto-na pra, o Zot, ban-na udhën’ e mbarë pra.
26I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit, të bekuem prei shtëpisë Zotit.
27Perëndia ashtë Zoti, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanin’ e së kremëtesë me litar, edhe sillni-a ngjer ndë brijt të theroresë.
28Ti je Perëndia em, edhe kam me të lavduruem,ti je Perëndia em, edhe kam me të naltuem.
29Lavduroni Zotinë, se asht’i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 118: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.