Psalmet 118:14-17
Psalmet 118:14-17 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Fuqia eme edhe kanka eme ashtë Zoti, edhe u ba shpëtim tek unë. Za gëzimi e shpëtimi ashtë ndë tendat e të dreitëvet, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha. E diatht’ e Zotit u naltue, e diatht’ e Zotit ban punë të mëdha. S’kam me vdekunë, por kam me rruem, edhe kam me treguem punët’ e Zotit.
Psalmet 118:14-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fuqia e forca ime është ZOTI, ai u bë shpëtimtari im. Britma gëzimi e shpëtimi jehojnë në tendat e të drejtëve: «E djathta e ZOTIT bën çudira! E djathta e ZOTIT u lartësua! E djathta e ZOTIT bën çudira!». S'kam për të vdekur, do të rroj dhe veprat e ZOTIT do t'i tregoj.
Psalmet 118:14-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im. Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi. E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi. Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.