Psalmet 113:1-9
Psalmet 113:1-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Alleluia. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emënin’ e Zotit. Qoftë i bekuem emëni i Zotit çë tashti e për gjithë jetënë. Qoftë i lavdurueshim emëni i Zotit çë prei së lemit diellit ngjer mbë të perënduemit. Zoti asht’ i naltë mbë gjithë kombet, lavdia e ati ashtë mbë qijet. Kush ashtë si Zoti Perëndia ynë? Ai qi rri mbë të naltat, ai qi vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet, ai qi ngre prei baltet të vobegunë, edhe nalton prei plehesh të nevojëshiminë, qi ta bajë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e popullit ati; ai qi ban gruenë shterpë, të rrijë ndë shtëpi amë me dielm tue u gëzuem. Alleluia.
Psalmet 113:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lavdëroni, o shërbëtorë të ZOTIT, lavdëroni emrin e ZOTIT. Qoftë bekuar emri i ZOTIT që tani e deri në amshim! Nga lindja e diellit deri në perëndim lëvduar qoftë emri i ZOTIT! ZOTI është më lartë se gjithë kombet, lavdia e tij është përmbi qiejt. Kush është si ZOTI, Perëndia ynë, që banon në lartësi, që përkulet për të parë qiellin e tokën mbarë? Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson. Me fisnikët e vë të ulet, me fisnikët e popullit të vet. Beronjën e bën zonjë shtëpie, nënë fëmijësh plot ngazëllim. Aleluja!
Psalmet 113:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejt. Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejt dhe mbi tokë? Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. Ai bën që gruaja shterpë të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.