Lavdëroni, o shërbëtorë të ZOTIT, lavdëroni emrin e ZOTIT. Qoftë bekuar emri i ZOTIT që tani e deri në amshim! Nga lindja e diellit deri në perëndim lëvduar qoftë emri i ZOTIT! ZOTI është më lartë se gjithë kombet, lavdia e tij është përmbi qiejt. Kush është si ZOTI, Perëndia ynë, që banon në lartësi, që përkulet për të parë qiellin e tokën mbarë? Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson. Me fisnikët e vë të ulet, me fisnikët e popullit të vet. Beronjën e bën zonjë shtëpie, nënë fëmijësh plot ngazëllim. Aleluja!
Lexo Psalmet 113
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 113:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video