Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 102:12-28

Psalmet 102:12-28 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)

Por ti, o Zot, mbet për gjithë jetënë, edhe të përmendunitë t’at bres mbas brezi. Ti ke me u ngritunë, e ka me të ardhunë keq për Sionënë, se ashtë kohë për me e përdëllyem, se i erdhi koha. Se shërbëtorëvet tu u pëlqejënë gurët’ e asai, edhe u dhimbetë për pluhunin’ e asai. Ateherë kombetë kanë me pasunë frikë emënin’ e Zotit, edhe gjithë mbëretënit’ e dheut lavdinë tande. Se Zoti ka me ndërtuem Sionë, edhe ka me u dukunë ndë lavdi të vet. Ka me shtimë sytë mbë të falunit’ e të përvumëvet, edhe s’ka me hedhunë tej lutëjen’ e atyneve. Këjo ka me u shkruem për brezinë qi vien, edhe populli qi ka me u krijuem, do të lavdurojë Zotinë. Se u kurrus prei së naltit të shenjtënuemit vendit vet, Zoti shtiu sytë prei qielli mbi dhet, për me ndigjuem shamtimën’ e të lidhunavet, për me sgidhunë dielmtë qi janë dënuem për vdekë, qi të diftojën’ emënin’ e Zotit ndë Sionë, edhe lavdurimin’ e ati ndë Ierusalemë, kur të mbëlidhenë popujtë bashkë, edhe mbëretënitë për me i shërbyem Zotit. Më preu fuqinë mb’udhë, më shkurtoi dittë. Unë thashë: Mos më merr, o Perëndia em, ndë gjymësët të ditvet mia; viet’ e tu janë bres mbas brezash. Çë ndë krye të herësë ti, o Zot, themelove dhenë, edhe punët’ e duervet tua janë qijetë. Ata kanë me u vdierrë, por ti mbet, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petk, edhe porsi të veshëme ke me pshtiellë ata, edhe kanë me u ndërruem. Por ti je vetë ai, edhe viet e tu s’kamë me menguem. Të bijt’ e shërbëtorëvet tu kanë me ndenjunë, edhe fara e atyneve ka me qindruem përpara teje.

Psalmet 102:12-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi. Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi. Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij. Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote, kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij. Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre. Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin, sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun, për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje; me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij, kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit. Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia. Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi. Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua; ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobë; ti do t'i ndërrosh si një rrobë dhe ata do të ndryshohen. Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund. Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".