Psalteri 102:12-28
Psalteri 102:12-28 PSGEKK1872
Por ti, o Zot, mbet për gjithë jetënë, edhe të përmendunitë t’at bres mbas brezi. Ti ke me u ngritunë, e ka me të ardhunë keq për Sionënë, se ashtë kohë për me e përdëllyem, se i erdhi koha. Se shërbëtorëvet tu u pëlqejënë gurët’ e asai, edhe u dhimbetë për pluhunin’ e asai. Ateherë kombetë kanë me pasunë frikë emënin’ e Zotit, edhe gjithë mbëretënit’ e dheut lavdinë tande. Se Zoti ka me ndërtuem Sionë, edhe ka me u dukunë ndë lavdi të vet. Ka me shtimë sytë mbë të falunit’ e të përvumëvet, edhe s’ka me hedhunë tej lutëjen’ e atyneve. Këjo ka me u shkruem për brezinë qi vien, edhe populli qi ka me u krijuem, do të lavdurojë Zotinë. Se u kurrus prei së naltit të shenjtënuemit vendit vet, Zoti shtiu sytë prei qielli mbi dhet, për me ndigjuem shamtimën’ e të lidhunavet, për me sgidhunë dielmtë qi janë dënuem për vdekë, qi të diftojën’ emënin’ e Zotit ndë Sionë, edhe lavdurimin’ e ati ndë Ierusalemë, kur të mbëlidhenë popujtë bashkë, edhe mbëretënitë për me i shërbyem Zotit. Më preu fuqinë mb’udhë, më shkurtoi dittë. Unë thashë: Mos më merr, o Perëndia em, ndë gjymësët të ditvet mia; viet’ e tu janë bres mbas brezash. Çë ndë krye të herësë ti, o Zot, themelove dhenë, edhe punët’ e duervet tua janë qijetë. Ata kanë me u vdierrë, por ti mbet, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petk, edhe porsi të veshëme ke me pshtiellë ata, edhe kanë me u ndërruem. Por ti je vetë ai, edhe viet e tu s’kamë me menguem. Të bijt’ e shërbëtorëvet tu kanë me ndenjunë, edhe fara e atyneve ka me qindruem përpara teje.