Fjalët e urta 7:21-27
Fjalët e urta 7:21-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E mikloi me lajka shumë, e trullosi me joshjen e buzëve të saj. Dhe ai befas i shkon pas, si kau në thertore, si dreri i zënë në lak, derisa një shtizë t'ia shpojë mëlçinë; si një zog që rend në kurth, por ai nuk e di se luan me jetë. Ndaj, o bijtë e mi, dëgjomëni e vëruni vesh fjalëve që po them: mos të të zvargë zemra udhëve të saj, mos u sorollat shtigjeve të saj, se shumë të lënduar ajo ka gremisur e janë të panumërt theroret e saj. Shtëpia e saj është udhë skëterre, teposhtë, në qelitë e vdekjes.
Fjalët e urta 7:21-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait, derisa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij. Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime. Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.