Fjalët e urta 6:6-11
Fjalët e urta 6:6-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shko, o përtac, e shih milingonën, shiko si vepron ajo e bëhu i urtë. Ajo nuk ka as epror, as mbikëqyrës, as pronar, por verës bën gati ushqimin e vet e, kur vijnë të korrat, mbledh hajen e vet. Deri kur, o përtac, do të rrish shtrirë? Kur do të çohesh nga gjumi? Pak gjumë e pak dremitje, pak duarkryq për të pushuar, e ashtu vjen skamja, si endacak, e varfëria si një shqytar.
Fjalët e urta 6:6-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë. Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot; e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes. Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt? Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur, kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.