Fjalët e urta 6:23-29
Fjalët e urta 6:23-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Urdhërimi është llambë e udhëzimi dritë. Parimet qortuese janë udha e jetës, se të ruajnë nga gruaja e përdalë, nga fjalët ëmbëlake të gruas së panjohur. Mos të të epet zemra prej bukurisë së saj e mos bjer pre e qepallave të saj, se gruaja lavire lyp veç një copë bukë, por gruaja e martuar të merr nderin e jetës. Po burri, a e mban dot zjarrin në gji, pa i djegur petkat? A ecën njeriu mbi prush pa iu përcëlluar këmbët? As ai që i qaset gruas së huaj, që e prek atë, nuk do t'i ikë ndëshkimit.
Fjalët e urta 6:23-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës, për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj. Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj. Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri. A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit? A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij? Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.