Fjalët e urta 6:16-19
Fjalët e urta 6:16-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjashtë gjëra urren ZOTI, madje shtatë i neveriten: sytë mburravecë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjakun e pafaj, zemra që sheston synime të liga, këmbët që turren kah e keqja, dëshmitari i rremë që pjell gënjeshtra e kush mbjell ndasi ndër vëllezër.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 6Fjalët e urta 6:16-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 6