Fjalët e urta 22:1-6
Fjalët e urta 22:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Më mirë një emër i mirë, se një pasuri e madhe, më mirë të përmendesh për mirë, se të kesh ar e argjend. Ja ku piqen i pasuri dhe i varfri: ata të gjithë i ka krijuar ZOTI. I mençuri e sheh ligësinë e fshihet, ndërsa thjeshtakët vijojnë e ndëshkohen. Përvujtëria sjell drojën e ZOTIT, begati, nder e jetë. Në udhën e të prapit ka gjemba e kurthe, kush kujdeset për veten, rri larg tyre. Mësoje të riun që në fillim të udhës, se nuk do t'i shmanget as kur të plaket.
Fjalët e urta 22:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari. I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti. Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen. Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta. Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre. Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.