Fjalët e urta 18:2-13
Fjalët e urta 18:2-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të marrin nuk e gëzon mençuria, por shprehja e mendimeve të veta. Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi, bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi. Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella, lum gufues është burimi i urtisë. Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin e të përmbysësh të drejtin para gjyqit. Buzët e të marrit çojnë në grindje dhe goja e tij thërret për goditje. Goja e të marrit është rrënimi i tij, buzët e tij lak për jetën e vet. Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme, zbresin gjer te zorrët e barkut. Kush është i ngathët në punën e vet, është vëlla me kryerrënuesin. Kullë e fortë është emri i ZOTIT, atje rend i drejti dhe është i mbrojtur. Kamja e të pasurit është kështjella e tij, mur i lartë në përfytyrimin e tij. Mendjemadhësia e njeriut i prin rrënimit, lavdisë i prin përulësia. Turp e faqja e zezë për kë përgjigjet para se të dëgjojë.
Fjalët e urta 18:2-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij. Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje. Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij. Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë. Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i plëngprishësit. Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë. Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia. Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.