Fjalët e urta 18:2-13
Të marrin nuk e gëzon mençuria, por shprehja e mendimeve të veta. Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi, bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi. Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella, lum gufues është burimi i urtisë. Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin e të përmbysësh të drejtin para gjyqit. Buzët e të marrit çojnë në grindje dhe goja e tij thërret për goditje. Goja e të marrit është rrënimi i tij, buzët e tij lak për jetën e vet. Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme, zbresin gjer te zorrët e barkut. Kush është i ngathët në punën e vet, është vëlla me kryerrënuesin. Kullë e fortë është emri i ZOTIT, atje rend i drejti dhe është i mbrojtur. Kamja e të pasurit është kështjella e tij, mur i lartë në përfytyrimin e tij. Mendjemadhësia e njeriut i prin rrënimit, lavdisë i prin përulësia. Turp e faqja e zezë për kë përgjigjet para se të dëgjojë.
Fjalët e urta 18:2-13