Marku 7:1-3
Marku 7:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Farisenjtë e shkruesit që kishin ardhur nga Jerusalemi u mblodhën pranë tij. Ata panë disa prej dishepujve të tij që po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara. Farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë duart me kujdes deri në bërryl, sipas traditës së të parëve
Marku 7:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi. Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën. Në fakt farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve