Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Marku 7

7
Tradita e të parëve
(Mt 15.1-20)
1Farisenjtë e shkruesit që kishin ardhur nga Jerusalemi u mblodhën pranë tij. 2Ata panë disa prej dishepujve të tij që po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara#7.2 dorëshk. të tjera edhe: dhe i përfolën. 3Farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë duart me kujdes deri në bërryl, sipas traditës së të parëve 4dhe, pasi kthehen nga tregu#7.4 ose: sheshi publik, nuk hanë pa u larë. Janë edhe shumë gjëra të tjera, që sipas traditës duhet t'i ruajnë, si larje gotash, brokash, enësh bakri e shtretërish.
5Prandaj farisenjtë e shkruesit e pyetën: «Pse dishepujt e tu nuk ndjekin traditën e të parëve, por hanë bukë me duar të palara?». 6Por ai u tha: «Hipokritë! Mirë profetizoi Isaia për ju kur shkroi:
ky popull më nderon me buzë,
por zemrat e tyre janë larg meje.
7 Më kot më nderojnë,
përderisa japin si mësim të Zotit
urdhrat e njerëzve.
8Ju lini pas dore urdhërimin e Perëndisë për t'iu përmbajtur traditës së njerëzve#7.8 dorëshk. të tjera edhe: larjes së brokave e gotave dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme». 9Dhe u tha: «Ju shpërfillni pa të keq urdhërimin e Perëndisë, për të mbajtur traditën tuaj. 10Në të vërtetë Moisiu ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje. 11Por ju thoni: “Nëse dikush i thotë të atit apo të ëmës se ndihmën që do t'ju jepja po e bëj korban, ‘që do të thotë dhuratë për Perëndinë’, 12atëherë ai është i çliruar nga detyrimi për të ndihmuar të atin apo të ëmën”. 13Kështu, ju shfuqizoni fjalën e Perëndisë me anë të traditës që keni trashëguar. Ju bëni edhe shumë gjëra të ngjashme me këto».
14Jezui e thirri sërish turmën pranë vetes e tha: «Dëgjomëni të gjithë e merrni vesh! 15-16Njeriun nuk mund ta ndotë asgjë që hyn tek ai nga jashtë, por e ndotin ato që dalin prej tij#7.15 dorëshk. të tjera edhe: 16 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë».
17Kur u nda nga turma e hyri në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën për shëmbëlltyrën. 18Ai u tha: «As ju nuk e keni kuptuar? A nuk e kuptoni se njeriun nuk mund ta ndotë çfarë hyn tek ai nga jashtë, 19se nuk hyn në zemër, por në bark e pastaj jashtëqitet?». Kështu Jezui i shpalli të pastra të gjitha ushqimet. 20Dhe vazhdoi: «Çfarë del prej njeriut është ajo që e ndot njeriun, 21se prej zemrës së njeriut dalin mendimet e liga, kurvëritë, vjedhjet, vrasjet, 22tradhtitë bashkëshortore, grykësitë, ligësitë, dinakëria, fëlligështia, smira, fyerjet, mburrja e marrëzia. 23Të gjitha këto gjëra dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun».
Besimi i gruas sirofenikase
(Mt 15.21-28)
24Jezui u nis prej aty e shkoi në krahinën e Tirit#7.24 dorëshk. të tjera edhe: dhe Sidonit. Ai hyri në një shtëpi dhe kjo nuk mundi të mbetej e fshehtë, megjithëse Jezui nuk donte që të merrej vesh. 25Menjëherë një grua, bija e së cilës ishte e pushtuar nga një shpirt i ndyrë, dëgjoi të flitej për të dhe erdhi e i ra ndër këmbë. 26Kjo grua ishte helene, me prejardhje sirofenikase, dhe i lutej të dëbonte djallin prej së bijës. 27Dhe ai i tha: «Le të ngopen fëmijët më parë, se nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t'ua hedhësh qenve». 28Ajo u përgjigj: «Zot, edhe qentë nën tryezë hanë thërrimet e fëmijëve!». 29Atëherë ai i tha: «Për hir të fjalëve që the, shko! Djalli ka dalë prej bijës sate». 30Ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti fëmijën të shtrirë në shtrat. Djalli kishte dalë.
Shërimi i shurdhmemecit
31Pastaj, ndërsa po kthehej nga krahina e Tirit, shkoi nëpër Sidon drejt liqenit të Galilesë, përmes krahinës së Dekapojës. 32Aty i sollën një të shurdhët që fliste me vështirësi e iu lutën të vinte duart mbi të. 33Si e ndau veç nga turma, ia vuri gishtat në veshë. Pastaj ia preku gjuhën me pështymë, 34ngriti sytë drejt qiellit, psherëtiu e i tha: «Effatha!», që do të thotë «Hapu!». 35Menjëherë atij iu hapën veshët, iu zgjidh gjuha e filloi të fliste rrjedhshëm.
36Jezui i porositi që të mos i tregonin askujt, por sa më shumë i porosiste, aq më shumë e shpallnin 37dhe, të mrekulluar tej mase, thoshin: «Të gjitha gjërat i ka bërë mirë. Ai i bën të shurdhët të dëgjojnë e memecët të flasin».

Aktualisht i përzgjedhur:

Marku 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë