Marku 12:35-37
Marku 12:35-37 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa po mësonte njerëzit në tempull, Jezui i pyeti: «E si mund të thonë shkruesit se Krishti është Biri i Davidit? Vetë Davidi ka thënë përmes Shpirtit të shenjtë: i tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua. Kur vetë Davidi e thërret Zot, si mund të jetë ai biri i tij?». Turma e madhe e dëgjonte me ëndje.
Ndaje
Lexo Marku 12Marku 12:35-37 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: ''Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit? Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua". Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?''. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.
Ndaje
Lexo Marku 12