Mikea 5:2-4
Mikea 5:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Perëndia do t'i braktisë derisa të lindë gruaja shtatzënë dhe vëllezërit që mbeten do të kthehen te bijtë e Izraelit. Ai do të qëndrojë e grigjën do ta kullotë, me fuqinë e ZOTIT, me madhështinë e emrit të ZOTIT, Perëndisë së tij. Ata do të banojnë të sigurt, se madhështia e tij do shtrihet në çdo skaj të tokës. Do të ketë paqe, e në ardhtë Asiria në tokën tonë e fortesat në na i shkeltë, do të ngremë nja shtatë a tetë prijës kundër tij
Mikea 5:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë". Prandaj ai do t'i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të lindë ka për të lindur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t'u kthehet bijve të Izraelit. Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.