Mikea 5
5
Prijësi i ardhshëm
1«E ti, o Betlehem i Efratës,
edhe pse më i vogli ndër klanet e Judës,
prej teje do të dalë për mua
ai që do të sundojë në Izrael.
Zanafilla e tij është prej lashtësisë,
prej ditëve të amshimit.
2Perëndia do t'i braktisë
derisa të lindë gruaja shtatzënë
dhe vëllezërit që mbeten
do të kthehen te bijtë e Izraelit.
3Ai do të qëndrojë e grigjën do ta kullotë,
me fuqinë e Zotit,
me madhështinë e emrit të Zotit,
Perëndisë së tij.
Ata do të banojnë të sigurt,
se madhështia e tij do shtrihet në çdo skaj të tokës.
4Do të ketë paqe,
e në ardhtë Asiria në tokën tonë
e fortesat në na i shkeltë,
do të ngremë nja shtatë a tetë prijës kundër tij,
5që, me shpatë, ta sundojnë tokën e Asirisë,
me shpatë zhveshur#5.5 ose: në portat e saj tokën e Nimrodit.
Ai do të na shpëtojë prej Asirisë,
në ardhtë në tokën tonë
e kufijtë në na i shkeltë.
6Teprica e Jakobit,
do të jetë ndër shumë popuj,
porsi vesa e Zotit,
porsi rrebeshi mbi bar,
që s'pret urdhër nga njeri
e s'varet nga njerëzia.
7Teprica e Jakobit,
do të jetë ndër shumë kombe,
porsi luani ndër kafshët e pyllit,
porsi luanthi mes kopeve të dhenve,
që kur i has, shkel e shqyen
e ato s'ka kush t'i shpëtojë.
8Dorën do ta ngresh kundër armiqve,
e të gjithë kundërshtarët e tu do të zhbihen.
9Atë ditë, kumton Zoti,
do t'i zhbij kuajt prej teje,
do t'i shkatërroj qerret e tua.
10Do t'i zhbij qytetet e vendit tënd,
do t'i rrënoj tërë fortesat e tua.
11Do t'i zhbij shortitë prej dorës tënde,
shortarë nuk do të kesh më.
12Do t'i zhbij shëmbëlltyrat e përmendoret prej teje,
veprën e duarve të tua nuk do ta adhurosh më.
13Do t'i çrrënjos shtyllat e Asherave prej teje,
qytetet e tua do t'i shkatërroj.
14Do të hakmerrem furishëm e tërë zemëratë,
me kombet që nuk dëgjojnë».
Aktualisht i përzgjedhur:
Mikea 5: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020