Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 7:17-29

Mateu 7:17-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr. Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre. Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej. Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?". Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi". Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb. Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''. Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.

Mateu 7:17-29

Mateu 7:17-29 ALBB