Mateu 26:17-19
Mateu 26:17-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ditën e parë të festës së Bukëve të ndorme, dishepujt erdhën te Jezui e i thanë: «Ku dëshiron ta përgatisim darkën e Pashkës?». Jezui u tha: «Shkoni në qytet te filani e i thoni: “Mësuesi thotë se koha ime është afruar. Unë dhe dishepujt e mi do ta bëjmë Pashkën në shtëpinë tënde”». Dishepujt bënë siç i kishte urdhëruar Jezui dhe përgatitën Pashkën.
Mateu 26:17-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku do të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''. Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''. Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.