Mateu 23:37-39
Mateu 23:37-39 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë. Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni: bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! ».
Mateu 23:37-39 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më derisa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''.