Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 23

23
Për shkruesit dhe farisenjtë
(Mk 12.38-40; Lk 11.37-52; 20.45-47)
1Atëherë Jezui u tha turmave e dishepujve: 2«Shkruesit e farisenjtë janë ulur në katerdrën e Moisiut. 3Bëni e zbatoni gjithçka që ju thonë ata, por mos veproni sipas veprave të tyre, se nuk veprojnë siç thonë. 4Lidhin barrë të rënda që mbahen me vështirësi e ua vënë njerëzve mbi shpatulla, por vetë nuk duan t'i lëvizin as me gisht. 5Të gjitha veprat i bëjnë për t'u dukur para njerëzve. Thekët i mbajnë të gjera e cepat e petkut të gjata. 6U pëlqen të kenë vendin e nderit nëpër festa dhe vendet e para nëpër sinagoga. 7Duan që njerëzit t'i përshëndesin nëpër sheshe e t'i thërrasin “mësues”#23.7 ose: Rabbi.
8Por ju mos lejoni t'ju thërrasin mësues, sepse një është mësuesi juaj#23.8 dorëshk. të tjera edhe: Krishti dhe ju jeni të gjithë vëllezër. 9Mos quani askënd mbi tokë atë, se Ati juaj është një: ai që është në qiell. 10Mos lejoni t'ju thërrasin prijës, se e keni një prijës, Krishtin. 11Kush është më i madhi ndër ju, të jetë shërbëtori juaj. 12Kush lartëson veten, përulet dhe kush përul veten, lartësohet».
13-14«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që u mbyllni njerëzve mbretërinë e qiellit! As vetë nuk hyni brenda e as lejoni të hyjnë ata që duan#23.13 dorëshk. të tjera edhe: 14 Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që u merrni të vejave gjithçka kanë, ndërkohë që bëni lutje të gjata për t'u dukur të mirë. Për këtë do të merrni ndëshkim më të madh».
15«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, që përshkoni detin e tokën për të kthyer një njeri në besim#23.15 ose: për të bërë një prozelit dhe më pas e bëni bir të Gehenës dy herë më shumë se veten tuaj!».
16«Mjerë ju, o udhërrëfyes të verbër, që thoni: “Nëse dikush betohet për tempullin, s'ka gjë, por nëse betohet për arin e tempullit, është i detyruar ta mbajë betimin”. 17Të marrë e të verbër! Çfarë është më i rëndësishëm, ari apo tempulli që e shenjtëron arin? 18Ju thoni: “Nëse dikush betohet për altarin, s'ka gjë, por nëse betohet për dhuratën që gjendet mbi altar, është i detyruar të mbajë betimin”. 19Të verbër#23.19 dorëshk. të tjera edhe: dhe të marrë! Çfarë është më e rëndësishme, dhurata apo altari që e shenjtëron dhuratën? 20Sepse kush betohet për altarin, betohet për të dhe për gjithçka që gjendet mbi altar. 21Kush betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon në tempull. 22Kush betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që rri ulur mbi fron».
23«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju i kushtoni Perëndisë një të dhjetën e mendrës, të koprës e të kuminit, por lini pas dore gjërat më me peshë të ligjit: drejtësinë, mëshirën e besnikërinë. Këto duhet të zbatoni, pa lënë pas dore të tjerat. 24Udhërrëfyes të verbër! Ju kulloni pijen për të hequr mushkonjën, por gëlltitni devenë!».
25«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju pastroni anën e jashtme të kupës e të pjatës, por brenda ato janë plot me vjedhje e shfrenim. 26Farise i verbër, pastro më parë anën e brendshme të kupës e të pjatës, që të jetë e pastër edhe ana e jashtme».
27«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë! Ju ngjani me varre të zbardhura që duken të bukura nga jashtë, por brenda janë plot me eshtra të vdekurish e gjithfarë ndyrësish. 28Kështu, nga jashtë ju shfaqeni para njerëzve si të drejtë, por përbrenda jeni plot hipokrizi e paudhësi».
Mjerë ju
29«Mjerë ju, o shkrues e farisenj hipokritë, se ndërtoni varret e profetëve e stolisni përmendoret e të drejtëve! 30Ju thoni: “Po të kishim jetuar ne në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim marrë pjesë në derdhjen e gjakut të profetëve”. 31Kështu dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bij të atyre që vranë profetët. 32Çojeni deri në fund veprën e nisur nga etërit tuaj. 33Gjarpërinj e pjellë nepërkash, si do t'i shmangeni dënimit të Gehenës? 34Prandaj unë po ju dërgoj juve profetë, të urtë dhe shkrues. Disa prej tyre do t'i vrisni e do t'i kryqëzoni, të tjerë do t'i rrihni në sinagogat tuaja e do t'i përndiqni nga qyteti në qytet 35dhe kështu do të bjerë mbi ju tërë gjaku i drejtë i derdhur mbi tokë, që nga gjaku i Abelit të drejtë, deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakut, që e vratë mes shenjtërores e altarit. 36Me të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brezni».
Vajtimi për Jerusalemin
(Lk 13.34-35)
37«Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! 38Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë. 39Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni:
bekuar qoftë
ai që vjen në emër të Zotit!».

Aktualisht i përzgjedhur:

Mateu 23: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë