Vajtimet 3:22-26
Vajtimet 3:22-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Hiri i mirësisë së ZOTIT nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij. Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij. “Hisja ime është ZOTI”, thotë shpirti im, “Prandaj edhe shpresoj në të”». Tregohet i mirë ZOTI për ata që shpresojnë në të, për ata që e kërkojnë me shpirt. Të presësh në heshtje shpëtimin e ZOTIT është gjë e mirë.
Ndaje
Lexo Vajtimet 3Vajtimet 3:22-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
Ndaje
Lexo Vajtimet 3