Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjoni 6:1-21

Gjoni 6:1-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Pas këtyre, Jezui shkoi në bregun tjetër të liqenit të Galilesë së Tiberiadës. Një turmë e madhe i shkonte pas, sepse shihnin shenjat që bënte për të sëmurët. Atëherë Jezui u ngjit në mal e atje u ul me dishepujt. Po afrohej Pashka, festa e judenjve. Kur hodhi sytë dhe pa se një turmë e madhe po shkonte drejt tij, Jezui i tha Filipit: «Ku mund të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?». Këtë e tha për të vënë në provë Filipin, pasi ai vetë e dinte se çfarë do të bënte. Filipi iu përgjigj: «As dyqind denarë bukë nuk do të mjaftonin që të hante secili nga një copëz». Njëri prej dishepujve, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, tha: «Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi e dy peshq, por çfarë janë këto për kaq njerëz?». Jezui tha: «U thoni njerëzve të ulen!». Në atë vend kishte shumë bar. Atëherë ata u ulën. Numri i tyre arrinte rreth pesë mijë burra. Pastaj Jezui mori bukën dhe, si falënderoi Perëndinë, ua ndau atyre që ishin ulur. U ndau edhe peshq, aq sa deshën. Kur u ngopën, Jezui u tha dishepujve: «Mblidhini copat që kanë tepruar, që të mos shkojë dëm asgjë». Kështu i mblodhën të gjitha dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copat, që u kishin tepruar atyre, që kishin ngrënë prej pesë bukëve të elbit. Njerëzit, kur panë shenjën që bëri, thanë: «Ky është me të vërtetë profeti që duhet të vijë në botë!». Jezui, duke e ditur se kishin ndër mend të vinin ta merrnin me forcë për ta bërë mbret, u largua sërish për në mal fill i vetëm. Në muzg dishepujt zbritën në liqen, hipën në varkë e po shkonin drejt bregut tjetër të liqenit, për në Kafarnaum. Tashmë ishte errur, por Jezui nuk kishte mbërritur ende tek ata. Liqeni po trazohej nga era e fortë që frynte. Pasi kishin lundruar rreth tri a katër milje, panë Jezuin që po ecte mbi liqen duke iu afruar varkës e u frikësuan. Ai u tha: «Jam unë. Mos kini frikë!». Ata deshën ta merrnin në varkë, por menjëherë varka arriti në bregun ku po shkonin.

Gjoni 6:1-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës. Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit. Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij. Dhe Pashka, festa e judenjve ishte afër. Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ''Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?''. Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç'do të bënte. Filipi iu përgjigj: ''Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë''. Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha: ''Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç'janë këto për aq njerëz?''. Dhe Jezusi tha: ''Bëjini njerëzit të ulen!''. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë. Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falënderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën. Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë''. I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë. Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë''. Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm. Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit. Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata. Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë. Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë. Por ai u tha atyre: ''Jam unë, mos druani!''. Ata, pra, deshën ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.