Gjoni 12:2-8
Gjoni 12:2-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atje i shtruan darkën. Marta u shërbente, ndërsa Lazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me Jezuin. Atëherë Maria mori rreth gjysmë litri mirrë prej nardi të kulluar, shumë të shtrenjtë, e ia leu me të këmbët Jezuit. Pastaj ia fshiu ato me flokët e saj. Shtëpia u mbush me aromën e mirrës. Judë Iskarioti, njëri prej dishepujve, ai që do ta tradhtonte, tha: «Përse të mos shitej kjo mirrë për treqind denarë e t'u jepeshin të varfërve?». Këtë e tha, jo se shqetësohej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës. Ai mbante qesen e parave e merrte prej saj çfarë hidhej në të. Por Jezui tha: «Lëre të qetë! Ajo e bëri këtë për ditën e varrimit tim! Të varfrit i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë».
Gjoni 12:2-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të. Atëherë Maria mori një libër vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji. Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha: ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''. Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda. Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim. Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.