Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të. Atëherë Maria mori një libër vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji. Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha: ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''. Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda. Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim. Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.
Lexo Gjoni 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 12:2-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video