Jeremia 1:7-10
Jeremia 1:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por Zoti më tha: «Mos thuaj: “Jam i ri”, se do të shkosh te të gjithë ata ku po të dërgoj e do të thuash gjithçka të urdhëroj. Mos u tut prej tyre, se unë jam me ty për të të çliruar. Kumton ZOTI». ZOTI shtriu dorën e më preku gojën. Pastaj ZOTI më tha: «Ja, vura në gojën tënde fjalët e mia. Shiko, sot po të vë përmbi kombe e përmbi mbretëri, për të shkulur e për të rrënuar, për të shkatërruar e për të shembur, për të ndërtuar e për të mbjellë».
Jeremia 1:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Zoti më tha: "Mos thuaj: "Jam një djalosh", sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t'u thuash tërë ato që do të urdhëroj. Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti". Pastaj Zoti shtriu dorën e tij dhe preku gojën time; mandej Zoti më tha: "Ja, unë i vura fjalët e mia në gojën tënde. Ja, sot unë të caktoj mbi kombet dhe mbi mbretëritë për të çrrënjosur dhe për të rrënuar, për të shembur dhe për të shkatërruar, për të ndërtuar dhe për të mbjellë".