Jakobit 2:1-3
Jakobit 2:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëllezërit e mi, mos e përzieni besimin e Zotit tonë të lavdisë, Jezu Krishtit, me dallimet ndërmjet njerëzve. E zëmë se kur mblidheni së bashku, vjen dikush që ka unazë ari e veshje të shtrenjta, si edhe një i varfër me veshje të vjetra. Nëse tregoni kujdes të veçantë për atë që ka veshur rrobat e shtrenjta e i thoni: «Ti ulu këtu në vendin e mirë!», ndërsa të varfrit i thoni: «Ti rri në këmbë atje ose ulu këtu te këmbët e mia!»
Jakobit 2:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Vëllezër të mi, mos e kini me anësi besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zotit të lavdisë. Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur, dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rrobën e shkëlqyer dhe i thoni: ''Ti ulu këtu, në vendin e mirë'', dhe të varfrit i thoni: ''Ti rri atje, në këmbë'', ose: ''Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia''