Isaia 9:5-7
Isaia 9:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Se na lindi një fëmijë, një djalë na u dha, mbi supet e tij qëndron sundimi. Emrin do ta ketë: «Këshilltar i mrekullueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i amshuar, princ i paqes». I madh do të jetë sundimi i tij e paqja nuk do të ketë fund mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij. Do të zërë rrënjë e do të forcohet në të drejtë e drejtësi, që tani e deri në amshim. E këtë ka për ta bërë zelli i ZOTIT të ushtrive. Zoti dërgoi fjalë kundër Jakobit e ajo ra mbi Izraelin.
Isaia 9:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri. Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mençurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.