Isaia 66:22-24
Isaia 66:22-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sikurse qielli i ri dhe toka e re, që unë po krijoj, do të qëndrojnë përherë para meje, kumton ZOTI, ashtu do të mbetet edhe fara juaj, edhe emri juaj. Nga hëna e re në hënë të re, nga e shtuna në të shtunë, çdo qenie do të vijë e para meje do të përkulet, kumton ZOTI. E kur të dalin, kufoma do të shohin, kufomat e atyre që u ngritën kundër meje. Krimbi që i bren nuk do të ngordhë kurrë e zjarri që i djeg nuk do të shuhet. Të neveritshëm do të jenë ata për çdo qenie të gjallë!
Isaia 66:22-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Sepse ashtu si qiejt e rinj dhe toka e re që unë do të bëj do të jenë të qëndrueshëm para meje", thotë Zoti, "kështu do të jenë pasardhësit tuaj dhe emri juaj. Dhe do të ndodhë që nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një e shtunë në tjetrën çdo mish do të vijë të bjerë në gjunjë para meje, thotë Zoti. "Kur ata do të dalin, do të shikojnë kufomat e njerëzve që rebeluan kundër meje; sepse krimbi i tyre nuk do të vdesë dhe zjarri i tyre nuk do të shuhet, dhe do të neveriten nga çdo mish".