Isaia 66:13-14
Isaia 66:13-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu do t'ju ngushëlloj edhe unë. Po, në Jerusalem ngushëllim do të gjeni! Do të shihni e do t'ju gëzojë zemra, si bari i njomë do t'ju përtërihen kockat. Dora e ZOTIT do të shfaqet mbi shërbëtorët e tij e mbi armiqtë e tij, zemërimi.
Isaia 66:13-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ashtu si një nënë e gëzon fëmijën e saj, kështu unë do t'ju gëzoj dhe do të ngushëlloheni në Jeruzalem. Ju do ta shihni këtë, dhe zemra juaj do të gëzohet, kockat tuaja do të marrin përsëri fuqi si bari i njomë. Dora e Zotit do t'u bëhet e njohur shërbëtorëve të tij dhe do të zemërohet me të madhe kundër armiqve të tij.