Isaia 57:15-16
Isaia 57:15-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Se kështu thotë i Larti e i Tejlarti, ai që banon në amshim, emri i të cilit është i shenjtë: Në vend të lartë e të shenjtë banoj, por edhe pranë atij që pendohet e atij që ka përulësi në shpirt, për t'ua përtërirë shpirtin të përulurve, për t'ua përtërirë zemrën të penduarve. Ja, unë nuk dua të grindem përherë as dua të jem i zemëruar përgjithmonë, se para meje do të këputej çdo shpirt e çdo qenie që unë kam krijuar.
Isaia 57:15-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve. Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtrat që kam bërë.