Isaia 25:7-9
Isaia 25:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mbi këtë mal do ta shqyejë velin, që fytyrën e gjithë popujve mbulonte, velin e shtrirë mbi të gjitha kombet. Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, ZOTI Perëndi do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë, do t'ia heqë qortimin popullit të tij në mbarë tokën, se kështu ka thënë ZOTI. «Ja, ky është Perëndia ynë!», do të thuhet atë ditë. «Tek ai kemi shpresuar e ai na shpëtoi. Ky është ZOTI, tek i cili kemi shpresuar, le të gëzojmë e të ngazëllejmë për shpëtimin e tij».
Isaia 25:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do të shkatërrojë mbi këtë mal mbulesën që mbulonte tërë popujt, po kështu edhe mbulesën e shtrirë mbi të gjitha kombet. Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur. Atë ditë do të thuhet: "Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!".