Hebrenjve 6:17-18
Hebrenjve 6:17-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kështu edhe Perëndia përdori betimin, duke dashur t'i sigurojë edhe më shumë trashëgimtarët e premtimit për palëkundshmërinë e vendimit të tij. Pra, ka dy gjëra të pandryshueshme, për të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë. Nëpërmjet tyre, ne që kemi kërkuar strehë tek ai, marrim guxim të madh për t'u mbështetur në shpresën që kemi përpara.
Ndaje
Lexo Hebrenjve 6Hebrenjve 6:17-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin, që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara.
Ndaje
Lexo Hebrenjve 6