Hebrenjve 6:1-3
Hebrenjve 6:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj, duke lënë mënjanë njohuritë fillestare për Krishtin, le të shkojmë drejt përsosjes. Le të mos merremi më me gjërat fillestare: me pendimin për veprat e vdekura, me besimin në Perëndinë, mësimin për pagëzimin, vënien e duarve, ngjalljen e të vdekurve dhe gjykimin e përjetshëm. Edhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.
Ndaje
Lexo Hebrenjve 6Hebrenjve 6:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia, nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm; dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.
Ndaje
Lexo Hebrenjve 6