Hebrenjve 12:18-24
Hebrenjve 12:18-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk i jeni afruar malit të Sinait që mund të preket me dorë e që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë, as tingullit të trumbetës dhe as oshtimës së fjalëve, të cilën ata që e dëgjuan, u lutën të mos u thuhej më asnjë fjalë tjetër. Ata nuk mund ta duronin urdhrin: edhe nëse një shtazë e prek malin, të vritet me gurë. Aq e frikshme ishte pamja, sa Moisiu tha: kam frikë dhe po dridhem. Ju i jeni afruar malit të Sionit dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, Jerusalemit qiellor, mijëra engjëjve, bashkësisë së fëmijëve të parëlindur të Perëndisë, emrat e të cilëve janë shkruar në qiell. I jeni afruar Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, dhe shpirtrave të të drejtëve që kanë arritur përsosjen. I jeni afruar Jezuit, ndërmjetësit të besëlidhjes së re dhe gjakut të tij të spërkatjes që flet më mirë së gjaku i Abelit.
Hebrenjve 12:18-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse ju nuk iu afruat malit që mund të kapet me dorë dhe që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë, as zërit të borisë, as zërit të fjalëve, të cilin ata që e dëgjuan u lutën që atyre të mos u drejtohej më asnjë fjalë, sepse nuk mund të duronin urdhrin: ''Në se edhe një shtazë e prek malin, të vritet me gurë ose me shigjeta''; dhe aq e llahtarshme ishte pamja, sa Moisiu tha: ''Unë jam i frikësuar dhe po dridhem i tëri''. Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve, kuvendit universal dhe kishës të të parëlindurve që janë shkruar në qiej, Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, shpirtrave të të drejtëve që u bënë të përsosur, dhe Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re, dhe gjakut të spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit.