Sepse ju nuk iu afruat malit që mund të kapet me dorë dhe që digjet me zjarr, as errësirës, as territ, as stuhisë, as zërit të borisë, as zërit të fjalëve, të cilin ata që e dëgjuan u lutën që atyre të mos u drejtohej më asnjë fjalë, sepse nuk mund të duronin urdhrin: ''Në se edhe një shtazë e prek malin, të vritet me gurë ose me shigjeta''; dhe aq e llahtarshme ishte pamja, sa Moisiu tha: ''Unë jam i frikësuar dhe po dridhem i tëri''. Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve, kuvendit universal dhe kishës të të parëlindurve që janë shkruar në qiej, Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, shpirtrave të të drejtëve që u bënë të përsosur, dhe Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re, dhe gjakut të spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit.
Lexo Hebrenjve 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 12:18-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video