Hebrenjve 10:19-25
Hebrenjve 10:19-25 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore përmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij. Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë. Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër. Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
Hebrenjve 10:19-25 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar. Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi. Dhe le të kujdesemi për njëri-tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.