Hebrenjve 10:19-22
Hebrenjve 10:19-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërore përmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij. Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë. Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Hebrenjve 10:19-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.